Macron: Ankth dhe dëshpërim të thellë pas sulmit terrorist

Evropë

Macron: Ankth dhe dëshpërim të thellë pas sulmit terrorist

Më: 23 maj 2017 Në ora: 10:25
Presidenti francez, Emmanuel Macron

Presidenti francez, Emmanuel Macron shprehu sot dëshpërim dhe një ndjesi tmerri pas sulmit ku u shënuan 22 të vdekur gjatë një koncerti në Mançester, dhe bëri të ditur se do të takohet me kryeministren britanike, Theresa May.

”Emmanuel Macron, presidenti i Republikës u shpreh me ankth dhe dhimbje pas lajmit të sulmit tragjik që goditi dje në mbrëmje gjatë një koncerti”, bëri të ditur Presidenca franceze, ndërsa kryeministri Edouard Philippe dënonte terrorizmin më të neveritshëm që shënjeshtroi me vetëdije brezin e ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat