ISIS kishte paralajmëruar sulmin në Manchester 4 orë para shpërthimit

Evropë

ISIS kishte paralajmëruar sulmin në Manchester 4 orë para shpërthimit

Më: 23 maj 2017 Në ora: 11:58
Ilustrim

Shteti Islamik, i cili ka publikuar kërcënimin në Mançester katër orë para shpërthimit e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm terrorist.

Nga llogaria Twitter @owys663 i cili në ndërkohë është bllokuar katër orë para sulmit janë publikuar mesazhe kërcënuese me hashtag #Manchesterarena dhe me fotografinë e flamurit të SHI, transmeton “Daily Mail”.

“A keni harruar kërcënimin tonë. Ky është terror i drejtë”, ka shkruar në njërën nga këto mesazhe.

Në ndërkohë pjesëtarët e organizatës terroriste Shteti Islamik kanë publikuar në rrjetet sociale video xhirimin në të cilin marrin përgjegjësin për sulm, ka lajmëruar portali Akhbar Irak.

Pjesëtarët e Shtetit Islamik nëpër gjithë botën kanë festuar sulmin terrorist të cilin me siguri e ka kryer vetëvrasësi me bombë pas koncertit të këngëtares amerikane Adriana Grande.

Twitter i ka bllokuar shumë llogari në të cilat janë publikuar lavdërimet për sulm, por numri i tyre ende është i madh. Shumica prej tyre kanë publikuar thirrjet për “ujqit e vetmuar” që të kryejnë sulme të reja në Perëndim.

Në Twitter janë paraqitë edhe mesazhet në të cilat pretendohet se shpërthimi në Mançester ishte hakmarrje për sulme ndaj fëmijëve në Mosul dhe Al-Raka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat