Momenti i arrestimit të 23-vjeçarit, i dyshuar për sulmin në Mançester

Evropë

Momenti i arrestimit të 23-vjeçarit, i dyshuar për sulmin në Mançester

Më: 23 maj 2017 Në ora: 16:15
Arrestimi i tij ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në pjesën jugore të qytetit.

Policia angleze ka arrestuar një djalë 23-vjeç që dyshohet të ketë lidhje me sulmin terrorist që ndodhi në Manchester Arena, ku si pasojë mbetën të vrarë 22 persona dhe 59 tjerë u plagosën.

Arrestimi i tij ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në pjesën jugore të qytetit, ndërsa dëshmitarë të shumtë kanë deklaruar se ai po “buzëqeshte” derisa po shoqërohej i prangosur nga policia.

“Lidhur me sulmin në Manchester Arena, mund të konfirmojmë se kemi arrestuar një 23-vjeçar në pjesën jugore të Mançesterit”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë së këtij qyteti.

Gjatë një konference për media në rrugën Downing, kryeministrja e vendit Theresa May, ka pranuar se organet e sigurisë besojnë se e dinë identitetin e vrasësit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat