Kryeministrja britanike arrin në Manchester

Evropë

Kryeministrja britanike arrin në Manchester

Më: 23 maj 2017 Në ora: 16:17
Kryeministrja britanike Theresa May arrin në Manchester

Kryeministrja britanike, Theresa May dhe Sekretari i Shtetit, Amber Rudd kanë arritur në Manchester.

Vizita e tyre vjen pas sulmit të mbrëmshëm në Manchester Arena ku kanë mbetur të vdekur 22 persona dhe mbi 50 janë lënduar.

Në një pronocnim të mëhershëm May u shpreh se terroristët nuk do të fitojnë kurrë dhe se “vlerat tona do të mbizotërojnë gjithmonë”.

Duke iu adresuar popullit të saj, kryeministrja kërkoi që njerëzit t’i japin informata policisë sa i përket sulmit.

Në ndërkohë një 23 vjeçar është arrestuar në lidhje me sulmin derisa  i ashtuquajturi Shteti Islamik (ISIS) ka thënë se qëndron pas këtij sulmi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat