Viktima 8-vjeçare e sulmit terrorist që kishte cak adoleshentët

Evropë

Viktima 8-vjeçare e sulmit terrorist që kishte cak adoleshentët

Më: 23 maj 2017 Në ora: 18:42
Pamje pas sulmit

Një vajzë 8-vjeçare është ndër viktimat e para të identifikuara të sulmit të bombardimeve në Mançester, Angli.

Saffie Rose Roussos, nga Lancashiri i Anglisë, ishte në koncertin e Ariane Grande me nënën e saj dhe motrën më të madhe, konfirmoi të martën Këshilli i Qarkut Lancashire. Nëna dhe motra e saj, e cila është në të 20-at, po trajtoheshin për lëndime nga sulmi.

Chris Upton, drejtori i shkollës fillore të shkollës Tarleton, në të cilën Saffie vijonte mësimet, tha se ajo ishte një “vajzë e bukur e vogël”, e cila ishte “e qetë dhe jo qëllimkeqe, e talentuar”. Ai tha se lajmi i vdekjes së saj kishte qenë një “shok i madh “.

“Dua të dërgoj ngushëllimet tona më të thella për gjithë familjen dhe miqtë e saj,” shtoi ai. “Mendimi se dikush mund të shkojë në një koncert dhe të mos kthehet në shtëpi është e trishtueshme.”

Georgina Bethany Callander, 18-vjeç, studente e shëndetit dhe kujdesit social, me një buzëqeshje të madhe dhe një dashuri për muzikën pop, u bë viktima e parë e sulmit të Mançesterit, e identifikuar publikisht.

Llogaria e Instagram-it të Callander tregonte një vajzë të re dhe të lumtur, e cila kishte adhurim për kafshët dhe filmat e Disney. Ajo gjithashtu kishte postuar një fotografi të patentës së saj, e cila ajo mori në dhjetor të vitit 2016. Raportet më të reja thanë se kishte vdekur afër me nënën saj.

Bombardimi, të cilin policia konfirmoi se kishte 22 viktima dhe të plagosur të paktën 59, u zhvillua të hënën mbrëma në fund të koncertit në Manchester Arena, kapaciteti i së cilës është 18,000 ulëse për ngjarje si kjo.

Koncertet e këngëtares Ariana Grande kryesisht tërheqin moshat e reja femra, me përcjelljen e prindërve të tyre,  dhe objektivi qëllimkeq në një arene që strehon mijëra fëmijë dhe adoleshentë i dha një kaheje të veçantë sulmit terrorist, i cili hodhi disa prej të pranishmëve rreth 30 metra larg.

Të paktën 12 fëmijë nën moshën 16 vjeç, ishin në spital të shtrirë duke u trajtuar, sipas shërbimit të ambulancës veriore, i cili shërben në zonën e Mançesterit.

Të shtunën, Callander kishte shkruar në Tëitter se ajo ishte “shumë e ngazëllyer” për të parë Grande, me të cilën kishte publikuar një fotografi në një koncert dy vjet më parë.

Andy Burnham, kryebashkiaku i Mançesterit, tha se sulmi i të rinjve ka mbushur të gjithë me urrejtje.

“Ne të gjithë ndjejmë një ndjenjë të neveritjes”, tha ai, duke e përshkruar sulmin si “më i keqi dhe më  tmerruesi” që ai mund të imagjinonte ndonjëherë.

Disa qytetarë polakë ishin midis të zhdukurve, konfirmoi Jakub Krupa, korrespondenti britanik i Agjencisë për shtyp të Polonisë, duke cituar Ministrinë polake të Punëve të Jashtme.

Kryeministrja Theresa May, i bëri thirrje publikut të kontaktojë policinë e Mançesterit nëse ata kishin ndonjë informacion rreth sulmit, duke përmendur se të afërmit, miqtë e viktimave dhe të të pagjeturve po përjetonin dhimbje të paimagjinueshme.

Grande shprehi keqardhjen e saj në llogarinë e Tëitter-it: “E thyer. Nga thellësia e zemrës sime, mua  më vjen shumë shumë keq. Nuk kam fjalë, “shkroi ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat