Gjermanët ende pa vendim rreth braktisjes së bazës në Inxhirlik

Evropë

Gjermanët ende pa vendim rreth braktisjes së bazës në Inxhirlik

Më: 23 maj 2017 Në ora: 22:38
Baza ajrore në Inxhirlik në Turqi

Gjermania ende nuk ka vendosur nëse do të tërheqë ushtarët nga baza ajrore në Inxhirlik në Turqi.

Kështu ka thënë ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula fon der Lajen, sipas së cilës ekzistojnë edhe alternativa në lidhje me këtë, transmeton AP.

Ajo ka bërë të ditur se ka vizituar një bazë në Jordani dhe ka thënë se “kjo është alternativë shumë interesante”. Fon der Lajen ka shtuar se me Turqinë do të bëjë negociata ditëve të ardhshme për vendimin e Ankarasë që t’iu ndalojë vizitën deputetëve gjermanë ushtarëve të Bundesverit të stacionuar në Inxhirlik.  “Lufta kundër terrorizmit ka prioritet absolut”, ka thënë Fon der Lajen.

Ndryshe, aeroplanë vëzhgues gjermanë dhe aeroplanë për mbushje me karburante marrin pjesë në kuadër të koalicionit ndërkombëtar në luftën kundër Shtetit Islam në Siri. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat