Turqi: Prokuroria lëshon urdhërarrest për 139 nëpunës

Evropë

Turqi: Prokuroria lëshon urdhërarrest për 139 nëpunës

Më: 24 maj 2017 Në ora: 13:43
Ilustrim

Në kuadër të vazhdimit të hetimeve ndaj organizatës terroriste FETO, Prokuroria në Ankara ka dhënë urdhër arreste për 139 nëpunës të dikurshëm dhe aktual në institucione të ndryshme shtetërore të cilët e kanë përdorur programin për komunikim kriptografik “ByLock”

Prokuroria shtetërore në Ankara vërtetoi se 30 nëpunës në Ministrinë turke të Zhvillimit dhe po aq ish-nëpunës në Ministrinë e Arsimit e kanë shfrytëzuar sistemin e shifruar sekret të komunikimeve në kuadër të strukturave terroriste të FETO-s, dhe për këto persona janë lëshuar urdhër arreste.

Bëhet fjalë për ish-nëpunës të cilët janë larguar nga vendet e punës gjatë hetimeve të kaluara, të cilat shpiejnë në lidhjen e tyre me organizatën që Erdogan e etiketoi si terroriste FETO, e cila më 15 korrik të vitti të kaluar kreu tentim për grusht shteti në Turqi.

Paralelisht me këtë, po e njëjta prokurori sot në mëngjes lëshoi fletë-arrest dhe urdhër-arrest për edhe 79 nëpunës në institucionet lokale në Ankara, për të cilët po ashtu është vërtetuar se kanë përdorur rrjetin e komunikimit “ByLock”. Bëhet fjalë për gjithsej 60 nëpunës të administratës së qytetit në Ankara dhe 19 nëpunës në komunat Sinxhar, Kecioren i Kahramankazan.

Në mesin e tyre, 56 akoma janë nëpunës aktiv dhe 23 nëpunës të cilët më herët janë shkarkuar nga funksioni, raporton AA.

Pjesëtarët e policisë turke, më saktë të Departamentit për luftë kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar, filluan operacion të gjerë me qëllim të arrestimit të të dyshuarve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat