Erdogan: Terrorizmi, problem global

Evropë

Erdogan: Terrorizmi, problem global

Më: 24 maj 2017 Në ora: 19:44
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të mërkurën se terrorizmi është një problem mbarë botëror dhe se çështjet globale mund të zgjidhen vetëm me një bashkëpunim në përmasa globale.

Ai këto komente i bëri në aeroportin e Ankarasë, përpara largimit për në Bruksel.

“Këto kërcënime asimetrike, si në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar sigurisht që përbëjnë një kërcënim serioz edhe për sigurinë tonë. Terrorizmi aktualisht është më parësori në mesin e kërcënimeve. Për të kapërcyer të gjitha këto probleme është kusht që të tregohet vendosmëri, një qasje parimore dhe të qëndrueshme”, ka thënë Erdogan.

Ai ka përkujtuar se sulmet në muajt e fundit në Shën Peterburg, Stokholm, Paris dhe Mançester tregojnë se terrorizmi nuk është një çështje rajonale.

“Tashmë çdokush duhet ta pranojë këtë të vërtetë. Terrorizmi sot nuk është problem vetëm i një vendi, por i gjithë botës. Çështjet globale mund të zgjidhen vetëm me një bashkëpunim në përmasa globale. Ende në disa vende vërejmë se vazhdohet të kryhen privilegje, ndarje si ‘terroristi im, terroristi yt’. Është kusht që të distancohemi nga këto. Çështjet globale mund të zgjidhen nëse çështja diskutohet në përmasa globale”, ka thënë Erdogan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat