May: Rreziku nga terrorizmi mbetet në nivel kritik

Evropë

May: Rreziku nga terrorizmi mbetet në nivel kritik

Më: 25 maj 2017 Në ora: 14:46
Kryeministrja britanike, Theresa May

Kryeministrja britanike, Theresa May deklaroi të enjten se është arritur përparim në hetimet për sulmin terrorist në Mançester, por rreziku nga terrorizmi mbetet në “nivel kritik”, që do të thotë se një sulm i ri mund të jetë i pashmangshëm.

Ajo tha pas takimit me ekipin e tij të sigurisë për situata të jashtëzakonshme i njohur si Kobra, se publiku britanik duhet të jetë i kujdesshëm.

May ka bërë të ditur se deri më tash janë arrestuar tetë persona të dyshuar për sulmin në Mançester. Britania e Madhe ka ngritur përkohësisht nivelin e rrezikut nga terrorizmi në nivel maksimal kritik, që do të thotë se është e mundshme të ketë sulme tjera. Niveli nga rreziku i terrorizmit disa vjet ishte në shkallën e dytë “të rrezikshmërisë së madhe”.

May tha se shkalla e re “kritike” nënkupton se ushtarët e armatosur në vend të policisë mund të vendosen në ngjarjet publike, siç janë ndeshjet e sportit.

Në sulmin në koncertin e pop këngëtares amerikane Ariana Grande të hënën, kanë humbur jetën 22 persona dhe mbi 60 janë plagosur. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Shteti Islam.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat