Sulmi në Manchester: Policia nuk ndan informacione me SHBA-të

Evropë

Sulmi në Manchester: Policia nuk ndan informacione me SHBA-të

Më: 25 maj 2017 Në ora: 15:34
Provat

Policia që po heton sulmin me bombë në Manchester Arena ka ndaluar ndarjen e informacionit me SHBA-të, pas rrjedhjeve të informatave në media.

Zyrtarët e Britanisë së Madhe u zemëruan kur u shfaqën fotot nga mbetjet e sulmit në ‘New York Times’.

Vendimi erdhi pasi emri i bombarduesit Salman Abedi u zbulua në mediat amerikane vetëm disa orë pas sulmit, që la 22 të vdekur.

Kryeministrja Theresa May deklaroi tha se do t'i thotë Donald Trump në samitin e NATO-s se inteligjenca e përbashkët "duhet të mbetet e sigurt".

Ambasadori i ngarkuar i SHBA në Britani të Madhe e dënoi pa mëdyshje rrjedhjen e informatave në një intervistë për BBC.

"Këto rrjedhje ishin të dënueshme, thellësisht shqetësuese", tha Lewis Lukens.

Ndërkohë, Mbretëresha ka qenë në Spitalin Mbretëror të Mbretërisë së Manchesterut ku vizituar disa nga të lënduarit si dhe pjesëtarët e shërbimeve emergjente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat