Merkel i kërkon Erdoganit lirimin e gazetarit gjermano-turk

Evropë

Merkel i kërkon Erdoganit lirimin e gazetarit gjermano-turk

Më: 25 maj 2017 Në ora: 22:39
Angela Merkel dhe Recep Tayyip Erdogan

Kancelarja gjermane, Angela Merkel i kërkoi sot presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan lirimin e korrespondentit të gazetës gjermane “Die Welt”, Deniz Yucel, i burgosur në Turqi që prej fundit të shkurtit.

“Gjatë takimit të saj me Erdoganin në Bruksel, kancelarja kërkoi sërish një trajtim konform me shtetin e së drejtës për shtetasit gjermanë të burgosur dhe në veçanti lirimin e Deniz Yucel”, njoftoi zyra e kancelarës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat