Juncker thotë se Trump nuk ishte agresiv ndaj politikës gjermane

Evropë

Juncker thotë se Trump nuk ishte agresiv ndaj politikës gjermane

Më: 26 maj 2017 Në ora: 11:57
Jean-Claude Juncker

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, i ka hedhur poshtë raportet se presidenti amerikan, Donald Trump, në mënyrë agresivve i kishte dënuar politikat tregtare të Gjermanisë, gjatë takimit të djeshëm në Bruksel.

Mediat gjermane kanë raportuar se Trump i kishte dënuar politikat e Berlinit si “shumë të këqia” dhe kishte sinjalizuar se ai dëshironte ta kufizonte shitjen e automobilave gjermanë në Shtetet e Bashkuara.

“Ai nuk ka thënë se gjermanët po silleshin keq”, tha sot Juncker në Sicili, para fillimit të samitit të Grupit të shtatë vendeve të zhvilluara industrialisht, i njohur si G-7, dhe ka shtuar se “nuk ishte e vërtetë” se Trump ishte agresiv ndaj Gjermanisë në bisedime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat