Takohen dy liderët më të pashëm botërorë

Evropë

Takohen dy liderët më të pashëm botërorë

Më: 26 maj 2017 Në ora: 16:46
Emannuel Macron dhe Justin Trudeau

Presidenti i zgjedhur i Francës, Emannuel Macron, ka takuar sot kryeministrin kanadez Justin Trudeau gjatë samitit të G7 mes ekonomive më të fushime botërore e që sivjet po mbahet në Sicili të Italisë.

Macron dhe Trudeau u takuan për herë të parë me njëri-tjetrin, ndërsa ajo për çfarë u përfolën mjaft shumë këta liderë n?ë mediat e edhe në rrjete sociale është pamja e tyre e jashtme.

Presidenti francez 39 vjeçar dhe kryeministri kanadez 45 vjecar, - të dy përveç që janë liderë që përfaqësojnë vlerat liberale e simpatizohen për këtë, ata thuhet se janë ndër liderët më të pashëm në botë.

Trudeau ka shkruar se sot në takimin e parë të tij me Macronin kanë folur për punësim dhe për sigurinë. Kryeministri kanadez më tej shkruan se intersohet për bisedime edhe në vazhdim me të Presdinetin francez, të cilin e quan mik. 

Në samitin e G7’ës përveç Kanadasë e Francës marrin pjesë edhe 5 fuqi botërore si Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa ky samit udhëhiqet nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat