Dy avionë luftarakë nisen nga baza ajrore skoceze, pas një “alarmi të shpejtë”

Evropë

Dy avionë luftarakë nisen nga baza ajrore skoceze, pas një “alarmi të shpejtë”

Më: 27 maj 2017 Në ora: 15:39
Ilustrim

Dy avionë luftarakë britanik janë nisur nga baza ‘RAF Losseimouh’ në veri-lindje të Skocisë në një thirrje për “përgjigje të shpejtë”, sugjeron një raport.

Një avion ‘Airbus Voyager KC3’ i tankeve të karburantit është vendosur gjithashtu nga baza ‘RAF’ në Oksfordshire dhe aktualisht po qarkullon jashtë brigjeve të Aberdeenshire në veri-lindje të Skocisë.

Arsyeja për këtë veprim mbetet e pakonfirmuar por besohet se ka lidhje me avionët rusë që po fluturojnë pranë Britanisë, shkruan Independent.

Ka pasur një numër incidentesh në muajt e fundit, ku aeroplanët rusë kanë kaluar pranë hapësirës ajrore në Mbretërinë e Bashkuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat