Macron: Putini nuk do të ketë asnjë lëshim për Ukrainën

Evropë

Macron: Putini nuk do të ketë asnjë lëshim për Ukrainën

Më: 27 maj 2017 Në ora: 21:07
Emmanuel Macron

Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi dje se do të ketë bisedë të hollësishme dhe pa asnjë lëshim mbi dosjen ukrainase, me homologun e tij rus, Vladimir Putin, të cilin do e takojë për herë të parë të hënën në Versajë.

“Do të kem një dialog të imtësishëm me Rusinë”, deklaroi ai gjatë konferencës përfundimtare të samitit të G7-tës në Taormina.

Konflikti ukrainas është një pikë mosmarrëveshje madhore mes Moskës dhe Perëndimit.

Ky konflikt ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 10 000 personave në tre vite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat