Vazhdon kaosi në Aeroportin e Londrës “Heathrow”

Evropë

Vazhdon kaosi në Aeroportin e Londrës “Heathrow”

Më: 28 maj 2017 Në ora: 14:25
Kaosi në Aeroportin e Londrës “Heathrow”

Më shumë se një e treta e fluturimeve të “British Airways” nga Aeroporti i Londrës “Heathrow” janë anuluar derisa kaosi në këtë aeroport hynë në ditën e dytë.

Kjo agjenci është goditur nga një dështim mbarëbotëror në sistemin kompjuterik informativ të shtunën, duke shkaktuar anulimin dhe vonimin e fluturimeve për mijëra udhëtarë.

Nisjet sot nga aeroporti “Gatwick” janë shtyrë, por asnjë nuk është anuluar.

Agjencia u ka bërë thirrje njerëzve që ta kontrollojnë statusin e fluturimeve para se të nisen për në aeroport.

“British Airways” u ka kërkuar falje udhëtarëve për këtë problem, i cili besohet se është shkaktuar nga një problem me sistemin e furnizimit me energji elektrike të IT-së.

Sot nga ora 07.00 deri në 12.00, 143 fluturime të “British Airways” janë caktuar të nisen nga aeroportet e Londrës “Heathrow” dhe “Gatwick”.

Deri tani vetëm 90 janë nisur nga “Heathrow”, ndërsa 36 janë anuluar.

Ndërsa në “Gatwick”, 17 fluturime janë nisur dhe asnjë nuk është anuluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat