Macron paralajmëron bisedime të ashpra në takimin e parë me Putinin

Evropë

Macron paralajmëron bisedime të ashpra në takimin e parë me Putinin

Më: 29 maj 2017 Në ora: 09:28
Emmanuel Macron

Presidenti i ri francez, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar bisedime të ashpra në takimin e tij të parë me Vladimir Putin të hënën, pas fushatës zgjedhore, kur ekipi i tij akuzoi mediat ruse për përpjekjet për të ndërhyrë në procesin demokratik.

Macron, i cili mori detyrën dy javë më parë, ka thënë se dialogu me Rusinë është jetik në trajtimin e një numri mosmarrëveshjesh ndërkombëtare. Megjithatë, marrëdhëniet kanë qenë të shqetësuara nga mosbesimi, mes Parisit dhe Moskës që mbështesin anët e kundërta në luftën civile siriane dhe kundërshtimet për konfliktin e Ukrainës, shkruan Reuters.

Pas takimeve me homologët e tij perëndimorë në samitin e NATO-s në Bruksel dhe në samitin e G7 në Sicili, Macron do të presë presidentin rus në pallatin e Versajës jashtë Parisit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat