Politikanët gjermanë bëjnë thirrje për rezistencë ndaj politikave të Trumpit

Evropë

Politikanët gjermanë bëjnë thirrje për rezistencë ndaj politikave të Trumpit

Më: 30 maj 2017 Në ora: 13:03
Donald Trump

Politikanët kryesorë gjermanë bënë sot thirrje për rezistencë ndaj politikave të presidentit amerikan, Donald Trump menjëherë pas dështimit për të arritur një marrëveshje unanime mbi ndryshimet klimatike në samitin e G7-ës.

“Rendi i ditës është të kundërshtojmë këtë njeri me gjithçka që ne përfaqësojmë”, tha udhëheqësi socialdemokrat Martin Schulz, i cili po sfidon kancelaren,  Angela Merkel në zgjedhjet e shtatorit në Gjermani.

Në samitin e G7-ës në Taorminë, Itali gjatë fundjavës, Trump njoftoi se do të duhet më shumë kohë për të vendosur nëse SHBA-ja do të heqë dorë nga marrëveshja e klimës në Paris që kufizon emetimet e gazrave të serrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat