Gentiloni: Mbështetim Merkelin për një BE më të fortë

Evropë

Gentiloni: Mbështetim Merkelin për një BE më të fortë

Më: 30 maj 2017 Në ora: 19:56
Paolo Gentiloni

Italia ka mbështetur thirrjen e kancelares gjermane, Angela Merkel për një Evropë më të fortë në skenën botëtore në epokën e Donald Trumpit dhe të Brexit.

“Ne ndajmë idenë se e ardhmja e Evropës duhet të jetë në duart tona, sfidat botëre po e diktojnë”, deklaroi kryeministri italian, Paolo Gentiloni në një konferencë shtypi me homologun kanadez, Justin Trudeau, për vizitë në Romë.

“Kjo nuk e zvogëlon rëndësinë e marrëdhënieve transatlantike apo të aleancës me SHBA-në”, shtoi ai.

“Por, rëndësia që ne u japim këtyre lidhjeve nuk mund të na çojë në heqjen dorë nga parimet themelore si angazhimi ynë kundër ngrohjes klimatike apo në mbështetje të shoqërive të hapura dhe të tregtisë së lirë”, nënvizoi kryeministri italian.

Tonet janë rritur akoma më shumë mes Merkelit dhe Trumpit, i cili bëri akuza të ashpra kundër Gjermanisë.

Tensioni mes dy vendeve ka arritur në një nivel të pazakontë kohët e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat