Pesë të arrestuar për pastrim parash

Evropë

Pesë të arrestuar për pastrim parash

Më: 30 maj 2017 Në ora: 22:11
Ilustrim

Autoritetet zvicerane arrestuan pesë persona të dyshuar për pastrim parash të përmasave të mëdha në Zvicër dhe jashtë vendit.

Lajmi është bërë i ditur të martën nga policia e Cyrihut, sipas së cilës në mesin e këtyre personave bëjnë pjesë një çift brazilian, rezidentë në Zvicër, të dyshuar për transferim të paligjshëm të parave që prej disa vitesh.

“Shumat arrinin në dhjetëra milionë franga zvicerane”, njoftoi policia.

Hetuesit kishin rënë në gjurmë të çiftit brazilian, që drejtonte një agjenci udhëtimesh në kantonin e Cyrihut, pas zbulimit të një trafiku kokaine në Gjermani në vitin 2010, kur ishin konfiskuar rreth 1,3 tonë kokainë.

Aksioni i koordinuar në nivel ndërkombëtar në këtë rast të pastrimit të parave u krye në bashkëpunim me Ministrinë Publike të Cyrihut dhe Zyrën federale të policisë.

Përveç arrestimit të çiftit brazilian dhe tre personave të tjerë, policia sekuestroi disa banesa dhe llogari bankare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat