Greqi, shënohet rritje ekonomike në tremujorin e parë të 2017

Evropë

Greqi, shënohet rritje ekonomike në tremujorin e parë të 2017

Më: 2 qershor 2017 Në ora: 23:15
Greqi

Shërbimi grek i statistikave(Elstat) ka deklaruar se Prodhimi i Brendshëm Bruto i Greqisë, ka regjistruar një rritje prej 0,4% në tremujorin e parë në raport me tremujorin e katërt të vitit 2016.

“Sipas të dhënave aktuale të korrigjuara, PBB-ja është rritur me 0,4 për qind në tremujorin e parë të 2017 në raport me tremujorin e katërt të 2016 kundër një kontraktimi me 0,1 për qind publikuar fillimisht gjatë vlerësimeve të para më 15 maj”, ka theksuar në një komunikatë Elstat.

Gjithashtu shërbimi grek i statistikave ka deklaruar se në një vit, PBB-ja është rritur me 0.4% kundër një kontaktimi prej 0.5% të njoftuar më parë.

Ky lajm ka ardhur në momentin që vendi është duke negociuar me kreditorët e Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, në kuadër të një takimi vendimtar në mes të muajit qershor të ministrave të Financave të Eurogrupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat