Policia në aksion, arreston pesë persona për terrorin në Londër

Evropë

Policia në aksion, arreston pesë persona për terrorin në Londër

Nga: A. Zh Më: 4 qershor 2017 Në ora: 13:27
Pamje nga aksioni i policisë, Londër

Pesë vetë janë arrestuar pasi policia e armatosur rëndë bastisi një bllok banesash në Barking pas sulmit terrorist tek Ura e Londrës.

Disa njerëz u fotografuan duke u prangosur në dysheme jashtë ndërtesës  pas orës 7, shkruan Daily Mail, përcjell Bota sot.

Dëshmitarët thanë se një njeri u përpoq të ikte dhe u qëllua përpara se të vinte në një ambulancë, ndërsa të tjerë raportuan se dëgjuan armë zjarri dhe shpërthime.

Ndërkohë, Skuadrat mjeko-ligjore kanë mbërritur në Urën e Londrës për të pastruar zonën për të dhënat e nevojshme për hetimin e ngjarjes./BS/

Image
Pamje nga aksioni i policisë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat