Policia qëllon sulmuesin e katedrales Notre Dame në Paris

Evropë

Policia qëllon sulmuesin e katedrales Notre Dame në Paris

Më: 6 qershor 2017 Në ora: 17:12
Ilustrim

(E plotësuar) - Policia franceze ka shtënë në drejtim të sulmuesit që goditi oficerin më çekan pranë katedrales Notre Dame në Paris.

Raportohet se sulmuesi tashmë është plagosur.

Detaje të tjera pritet të publikohen së shpejti.

Sulmi në Paris: Oficeri i policisë goditet me çekan

Zyrtar të policisë franceze kanë raportuar se një oficer policie është sulmuar nga një njeri me çekan.

Po ashtu bëhet e ditur që përveç policit të sulmuar është plagosur dhe dorasi, në katedralen më të frekuentuar në Paris.

Alarm për sulm në Paris, të shtëna në katedrale

Policia në Paris thotë se janë duke iu përgjigjur një alarmi për një sulm në katedralen e Notre Dame.

Këto njoftime vijnë pas një paniku se janë dëgjuar të shtëna në atë zonë.

Zyrtarët u kanë thënë njerëzve të qëndrojnë larg zonës, një nga vendet turistike më të njohura të kryeqytetit francez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat