Në BE hiqen tarifat e roaming

Evropë

Në BE hiqen tarifat e roaming

Më: 13 qershor 2017 Në ora: 19:53
Ilustrim

Operatorët telefonik në vendet e Bashkimit Evropian më 15 qershor do t'i japin fund tarifave roaming, të cilat zbatojnë për abonentët e tyre.

Më 15 qershor 2017 hyn në fuqi rregullorja "Roam like at home" (shëtit si në shtëpi), e cila është përgatitur nga Komisioni i BE-së dhe aprovuar nga Parlamenti Evropian.

Që nga kjo datë përdoruesit që janë abonentë të çdo operatori në një prej vendeve brenda BE-së do të mund të përdorë telefonin gjatë udhëtimeve në vendet e tjera të BE-së, duke dërguar mesazhe apo duke kryer telefonata sipas tarifave dhe paketave të operatorit që ka zgjedhur pa paguar ndonjë tarifë shtesë roaming.

Me rregulloren e re synohet të eliminohen "faturat surprizë" për telefonatat gjatë udhëtimeve brenda BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat