Kryetari i Bundestagut: Serbia duhet ta ndryshojë kushtetutën

Evropë

Kryetari i Bundestagut: Serbia duhet ta ndryshojë kushtetutën

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 18:33
Kryetari i Bundestagut gjerman, Norbert Lamert

Kryetari i Bundestagut gjerman, Norbert Lamert, gjatë vizitës në Beograd deklaroi se Serbia duhet ta ndryshojë Kushtetutën, që të mund të anëtarësohet në BE.

Tutje kryetari i Bundestagut gjerman, Lamert, theksoi mënyrën se si duhet të procedohet kjo çështje.

“Ndryshimi i Kushtetutës duhet të bëhet përmes dialogut që duhet zhvilluar në Parlament, ku pastaj do të mund të ecet përpara”, theksoi kryetari i Bundestagut gjerman, Norbert Lamert, njoftojnë mediat serbe.

Ndërkohë që bëhet e ditur se Partia Radikale Serbe (SRS), ka bojkotuar mbledhjen e Kuvendit të Serbisë, me arsyetimin se shteti gjerman ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Deputeti nga radhët e PRS-së, Miljan Damjanoviq, deklaroi se zyrtarët e lartë gjermanë insistojnë që Serbia t’ia kthejë shpinën Rusisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat