Itali: Janë shpëtuar mijëra migrantë

Evropë

Itali: Janë shpëtuar mijëra migrantë

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 15:20
Pamje e aksionit të shpëtimit të një anijeje me migrantë në bregdetin italian gjatë vitit të kaluar

Afro 2,500 migrantë, që përpiqeshin të kalonin nga Mesdheu në Evropë, janë shpëtuar gjatë ditës së djeshme, ka thënë Roja bredgetare italiane.

Shumica e 2,500 migrantëve ishin shpëtuar në 18 operacione të ndara.

Organizata Mjekët pa Kufij tha se mbrëmë vonë, “e kanë shpëtuar një barkë gome të mbushur me njerëz të tmerruar”.

Njëherësh, Roja bregdetare e Libisë dje i ka zënë 906 migrantë në disa barka të drurit dhe të gomës, afër qytetit perëndimor, Sabratha, ka njoftuar sot një zëdhënës.

Trafikantët e njerëzve e kanë shfrytëzuar kaosin në Libi, prej përmbysjes dhe vrasjes së diktatorit, Muammar Qaddafi, në vitin 2011, për ta zgjeruar aktivitetin e tyre ilegal, por fitmiprurës.

Libia është vendi prej nga nisen më së shumti migrantë për të arritur në Evropë në rrugë detare.

Më se 60 mijë migrantë e kanë kaluar rrugën nëpër Mesdheun qendror nga Libia për në Itali, këtë vit.

Më se 1,800 njerëz e kanë humbur jetën në përpjekje për ta kaluar Detin Mesdhe, prej fillimit të këtij viti, ka njoftuar Organizata Ndërkombëtare për Migrim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat