Merkel nuk heq dorë nga marrëveshja Evropë-SHBA

Evropë

Merkel nuk heq dorë nga marrëveshja Evropë-SHBA

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 12:51
Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka shprehur sot gatishmërinë për të biseduar në lidhje me idetë për reformën e eurozonës, të cilën e ka propozuar presidenti francez Emmanuel Macron.

“Kohezioni evropian ndërmjet vendeve të eurozonës nuk është i kënaqshëm”, ka thënë Merkel në një takim të industrialistëve në Berlin. Ajo ka shtuar se mund të mendohet për ministrin e përbashkët të financave ose edhe për buxhetin e eurozonës nëse kushtet bazë do të jenë të përmbushura.

Merkel tha se nuk do të heqë dorë nga marrëveshja për tregti të lirë ndërmjet Evropës dhe SHBA-ve.

“Do të angazhohem që të shkohet përpara sa i përket kësaj çështjeje”, ka thënë ajo.

Ndryshe, samiti i G20  i vendeve më të industrializuara të botës do të mbahet më 7 dhe 8 korrik në Hamburg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat