Macron braktiset nga aleati i “MoDem”

Evropë

Macron braktiset nga aleati i “MoDem”

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 13:49
Pas ministres së Mbrojtjes, Sylvie Goulard, dorëheqjen e dhanë ministri i Drejtësisë, François Bayrou, dhe ministrja e Europës, Marielle de Sarnez

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka humbur dy ministra të tjerë. Pas ministres së Mbrojtjes, Sylvie Goulard, dorëheqjen e dhanë ministri i Drejtësisë, François Bayrou, dhe ministrja e Europës, Marielle de Sarnez

Bayrou, kreu i partisë së qendrës “MoDem”, aleate me “Republikën në marshim” të Macronit, përballet me një hetim pas pretendimeve se ka përdorur fondet e Bashkimit Europian për të paguar punonjësit e partisë.

Edhe pse deklaroi se nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re, Bayrou nuk dha zyrtarisht shkaqe për dorëheqjen.

As zëdhënësi i ekzekutivit nuk e shpjegoi më gjatë atë që po ndodh. “Gjithçka di është se bëhet fjalë për një zgjedhje personale. 

Megjithatë, një gjë është e sigurtë. Kjo thjeshton një situatë të ndërlikuar për të cilën edhe ju vet si media keni shtruar mjaft pyetje”, tha Christophe Castaner, zëdhënës i qeverisë në Francë.

Ministrja e Europës, Marielle de Sarnez, sipas të dhënave nga qarqe partiake, e dorëzon postin për t’u bërë kryetare e grupit parlamentar të Partisë së qendrës “MoDem”, në Asamblenë Kombëtare. 

Ndërkohë është bërë e qartë se, afera fiktive e punësimeve ishte ajo që i kushtoi postin ministres së Mbrojtjes, Goulard, pas vetëm një muaji në detyrë. Macron, siç është e zakonshme në Francë, bëri një ristrukturim të qeverisë pas zgjedhjeve të së dielës, e përgatitet që shumë shpejt të paraqesë kabinetin e ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat