Shpërthim afër objektit ushtarak të NATO-s në Izmir të Turqisë

Evropë

Shpërthim afër objektit ushtarak të NATO-s në Izmir të Turqisë

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 10:04
Shperthimi ne Izmir

Një shpërthim ka ndodhur në afërsi të objektit ushtarak të NATO-s në provincën e Izmirit në Turqinë perëndimore, raportojnë media turke.

Siç është raportuar më tej,  shpërthimi ka dëmtuar një mur në objektin ushtarak të NATO-s, por në këtë rast nuk është lënduar askush.

Eksplozivi thuhet të ketë shpërthyer në orën tetë sipas kohës lokale.

E policia ka siguruar zonën dhe po hetojnë shkakun e aksidentit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat