Shpërthim para objektit të NATO-s në Izmir

Evropë

Shpërthim para objektit të NATO-s në Izmir

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 11:18
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 8 sipas kohës lokale (ora 7 sipas kohës së Evropës së Mesme) në rajonin e Gjyltepes.

Një shpërthim i dobët ka ndodhur mëngjesin e sotëm para një objektit të NATO-s në qarkun perëndimor turk Izmir, njofton Si-En-En Turk.

Sipas televizionit, gjatë shpërthimit, që ka ndodhur rreth orës 8 sipas kohës lokale (ora 7 sipas kohës së Evropës së Mesme) në rajonin e Gjyltepes, nuk ka viktima, por janë shkaktuar dëme në murin e objektit ushtarak.

Menjëherë pas shpërthimit, policia turke e bllokoi rajonin rreth objektit të NATO-s. Në vijim është hetimi për konfirmimin e arsyeve për shpërthimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat