Parlamenti gjerman nderon Helmut Kohl

Evropë

Parlamenti gjerman nderon Helmut Kohl

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 12:22
Parlamenti gjerman

Parlamenti gjerman ka nderuar sot ish-kancelarin gjerman Helmut Kohl në një seancë speciale, transmeton AP.

Presidenti i Parlamentit, Norbert Lamert deklaroi se duke iu falënderuar Kohl, i cili ndërroi jetë të premten në moshën 87-vjeçare, është bërë bashkimi i qetë i Gjermanisë, ndërsa Evropa e lirë dhe e qetë është realitet i së sotmes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat