Tusk nervozon kryeministrin belg me citimin e Lennon

Evropë

Tusk nervozon kryeministrin belg me citimin e Lennon

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 17:01
Donald Tusk

Anëtari i ndjerë i grupit Beatles, John Lennon papritmas është bërë pjesë e polemikës në samitin dyditor të BE-së që sot ka nisur në Bruksel, pasi që vargjet e këngës së tij të njohur “Imagine” ishin objekt i “luftës me fjalë” ndërmjet liderëve evropianë rreth bisedimeve për Brexit.

AP shkruan se fillimisht presidenti i Këshillit të Evropës Donald Tusk ka cituar vargjet e Lennon “You may say I am a dreamer but I'm not the only one”, (Ju mund të thoni se unë jam ëndërrimtar, por unë nuk jam i vetmi), kur janë në pyetje shpresat në pikëpamjen e qëndrimit eventual të Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat