Gjermani: Kaos në hekurudha për shkak të stuhive, tornado në Hamburg

Evropë

Gjermani: Kaos në hekurudha për shkak të stuhive, tornado në Hamburg

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 18:09
Hamburg

Në stuhitë e fuqishme, të cilat sot kanë goditur pjesën veriore të Gjermanisë, një person ka humbur jetën kur një pemë është rrëzuar mbi automobilin e tij.

Si rezultat i stuhive është krijuar kaos në komunikacionin hekurudhor, ndërsa në afërsi të Hamburgut është vërejtur tornado, transmeton AFP.

Agjencia shkruan se kompania shtetërore hekurudhore Deutsche ban, ka njoftuar se për shkak të erërave të fuqishme dhe shirave, janë dëmtuar edhe hekurudhat dhe largpërçuesit, për shkak të të cilave janë ndaluar trenat që qarkullonin në relacionet ndërmjet Berlinit, Hamburgut, Bremenit, Kilit dhe Hanoverit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat