Ligji “Kanabis” arrin për legalizim në Parlamentin e Serbisë

Evropë

Ligji “Kanabis” arrin për legalizim në Parlamentin e Serbisë

Nga: Sevdail Hyseni Më: 24 qershor 2017 Në ora: 08:11
Foto ilustrim

Media serbe, bën të ditur se “projekt-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e  Ligjit për substancave psikoaktive arriti, dje në Parlamentin e Serbisë, a me këtë është paraparë legalizimi dhe përdorimi i kanabisit për qëllime mjekësore”.

Po nga të njëjtat burime të medias, mësohet se deputeti i Partisë së gjelbër Goran Çabrad, i cili e ka propozuar ligjin, ka deklaruar se qëllimi i projekt-ligjit është "mbrojtja e të drejtave themelore të njeriut për të trajtuar të sëmurët në shërim dhe jetë".

 “Në Serbi me kanabis ilegalisht shërohen me dhjetëra e mijëra pacientë. Vënien e tyre në të njëjtin nivel me kriminelët është një krim kundër qytetarëve ", ka thënë Çabrad.

Ligji “Kanabis”, po arrin në Parlamentin serb, për të marrë dritën jeshile për përdorim të lirë në fushën e shërbimeve mjekësore, në ditën e inaugurimit të presidentit Aleksandër Vuçiq dhe pak ditë se sa të zgjidhet kryeministre historike e Serbisë “lezbejka”, Ana Bërnabiq. Me këto veprime Serbia, si një shtet shumetnik në rajon, për t'u shkëputur nga mitologjia, po mundohet të gëzojë simpatinë e Evropës, për kinse rrugën e proceseve të saj integruese evropiane, kurse nga ana tjetër e ka zhytur vendin në një krizë të thellë ekonomike dhe në një ngërç politik shizofrenik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat