Gabriel: Ta ndalojmë fluksin e emigrantëve, pa u zënë

Evropë

Gabriel: Ta ndalojmë fluksin e emigrantëve, pa u zënë

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 22:51
Sigmar Gabriel

Në vend që të zihemi për kuotat e shpërndarjes së emigrantëve në vendet europiane do të ishte më mirë të frenonim valët e refugjatëve nga Afrika.

Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel pasi është takuar në Pragë me homologun çek Lubomir Zaoralek.

Një vizitë kjo, që shefi i diplomacisë gjermane e ka cilësuar si të rëndësishme për të kuptuar rezervat e shprehura nga Republika Çeke për pranimin e kuotave të emigrantëve.

“Thelbi i problemit nuk janë kuotat dhe arsyet përse ne po zihemi. E rëndësishme është se çfarë do të bëjmë në dekadat e ardhshme për të reduktuar ndjeshëm ardhjet e refugjatëve”, ka thënë Gabriel.

“Teksa ne në Europë zihemi – ka shtuar ai – në Afrikë vihen në lëvizje gjithnjë e më shumë njerëz, sepse kushtet e tyre të jetesës janë katastrofike”.

“Mesdheu, që shumë njerëz e kalojnë për të arritur Europën, është kthyer në një varrezë të madhe”, ka shtuar ministri gjerman”.

Gabriel dhe homologu Zaoralek, gjatë bashkëbisedimit e kanë vënë theksin tek nevoja për të përmirësuar kushtet e jetesës së emigrantëve në vendet e origjinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat