Angli: Një grua e shtyp me makinë turmën e njerëzve që po e festonin Fitër Bajramin

Evropë

Angli: Një grua e shtyp me makinë turmën e njerëzve që po e festonin Fitër Bajramin

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 12:59
Pamje nga Anglia

Gjashtë persona janë lënduar sot pasi një grua e ka shtypur me makinë turmën e njerëzve që po e festonin Bajramin pranë një qendre sportive në Newcastle të Britanisë së Madhe.

Raportohet se në mesin e të lënduarve janë edhe dy fëmijë.

Incidenti ndodhi sot rreth orës 09.14 sipas kohës lokale pranë Qendrës Sportive “Westgate”, ku po mbahej një ngjarje për festimin e Fitër Bajramit.

Thuhet se një 8-vjeçar është lënduar rëndë.

Policia britanike ka thënë se incidenti nuk besohet se është i lidhur me terrorizmin.

Një grua 42-vjeçare është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Qindra persona ishin duke marrë pjesë në atë ngjarje për të festuar përfundimin e Ramazanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat