Princi Harry do të shkëputet nga Familja Mbretërore: Ushtria arratisja ime e vetme

Evropë

Princi Harry do të shkëputet nga Familja Mbretërore: Ushtria arratisja ime e vetme

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 14:27
Princi Harry

Princi Harry ishte kaq i zhgënjyer nga të qenit pjesë e Familjes Mbretërore që ai vendosi të "dilte jashtë saj.

Duke konsideruar vendimin për braktisjen e titullit ai vendosi që ai duhet të qëndrojë dhe të "punojë fort për të arritur dicka për veten e tij. 

Në një intervistë me ‘Daily Mail”të dielën, princi , i cili është i pesti në radhë për fronin, tha se të qenit në Ushtri ishte "arratisja më e mirë që kishte pasur ndonjëherë".

Dhe ai tha se Familja Mbretërore "nuk do të jenë thjesht disa njerëz të famshëm, por në vend të kësaj të përdorë pushtetin e saj për mire.

32 vjeçari, kaloi 10 vjet në Ushtrinë britanike, duke shërbyer dy herë në Afganistan

Atij iu desh të largohej kur prania e tij u zbulua nga shtypi në vitin 2007.

"Ndjehesha shumë i zemëruar, duke qenë në Ushtrinë ishte arratisja më e mirë që kisha patur ndonjëherë”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat