Evakuohet “London Eye”

Evropë

Evakuohet “London Eye”

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 17:09
Atraksioni i popullarizuar turistik London Eye

Atraksioni i popullarizuar turistik London Eye është evakuuar sot pasi në bregun e lumit Thames është gjetur municion i mbetur nga koha e Luftës së Dytë Botërore.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka evakuuar njerëzit.

“Policia ka marrë një thirrje se në bregun e lumit është vërejtur municion i mbetur nga koha e Luftës së Dytë Botërore. Janë vendosur kordonët dhe është duke u bërë verifikimi i mjetit të gjetur”, ka njoftuar policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat