Arrihet marrëveshje për Qeverinë e Theresa May

Evropë

Arrihet marrëveshje për Qeverinë e Theresa May

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 13:53
Theresa May dhe konservatoret

Konservatorët kanë arritur një marrëveshje me Bashkimin Demokratik (DUP) për të mbështetur qeverinë e pakicës së Theresa May.

Marrëveshja vjen pas dy javësh bisedimesh midis palëve.

 Dhjetë deputetët e partisë së Irlandës Veriore, DUP, do t’i përkrahin deputetët e Partisë Konservatore të May në Parlamentin britanik, duke filluar me fjalimin e Mbretëreshës në fund të kësaj jave, por nuk do të këtë koalicionin formal mes këtyre dy partive, njofton BBC.

Raportohet se në fokus të bisedimeve kanë qenë përkrahja financiare për Irlandën Veriore dhe daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat