Qeveria holandeze pjesërisht përgjegjëse për masakrën e Srebrenicës

Evropë

Qeveria holandeze pjesërisht përgjegjëse për masakrën e Srebrenicës

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 12:08
Masakra e Srebrenices

Një gjykatë ka marrë vendim që qeveria e Holandës, është pjesërisht përgjegjëse për vdekjen e 300 myslimanëve të cilët ishin vrarë në masakrën e Srebrenicës.

Gjykata e Apelit në Hagë, kryesisht ka mbështetur vendimin e një Gjykate Civile të vitit 2014, ku ishte thënë që ky shtet ishte pjesërisht përgjegjës për vdekjen e myslimanëve boshnjak, të cilët ishin kthyer mbrapsht nga paqëruajtësit holandez të OKB-së.

Gjykatësi Gepke Dulek ka thënë që viktimave u është “mohuar shansi për mbijetesë” në momentin kur janë nxjerrë nga një kamp holandez së bashku me disa refugjatë të tjerë që  kërkonin strehim aty.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat