May dhe Varadkar diskutojnë për ndarjen e pushtetit në Irlandën e Veriut

Evropë

May dhe Varadkar diskutojnë për ndarjen e pushtetit në Irlandën e Veriut

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 15:41
Leo Varadkar dhe Theresa May

Kryeministrja britanike, Theresa May dhe homologu i saj irlandez, Leo Varadkar zhvilluan një bisedë telefonike mbi çështjen e ndarjes së pushtetit në Irlandën e Veriut, përpara bisedimeve mbi zgjidhjen e këtij ngërçi gjashtëmujor.

“Ata konfirmuan angazhimin e tyre të përbashkët për të rivendosur një ekzekutiv irlandezo-verior sa më shpejt të jetë e mundur dhe ranë dakord të punojnë me partitë në Irlandën e Veriut për të rikthyer stabilitetin politik dhe zërin e tyre në Stormont (parlamenti irlandez – shën. i përkth.)”, tha zyra e May.

Gjithashtu, të dy palët diskutuan mbi marrëveshjen e së hënës për Partinë Unioniste Demokrate të Irlandës së Veriut për të mbështetur qeverinë konservatore të pakicës së May në votat e parlamentit britanik në Londër.

Kritikët thanë se një marrëveshje me DUP-in mund të rrezikojë procesin delikat të paqes të Irlandës së Veriut dhe të zvogëlojë mundësinë e qeverisë britanike për të luajtur një rol neutral në bisedime.

Ekzekutivi për ndarjen e pushtetit, sipas të cilit DUP-i ka bashkëpunuar me partinë rivale irlandeze republikane ”Sinn Fein” që prej vitit 2007, u rrëzua në janar pasi kreu i DUP-it, Arlene Foster refuzoi të heqë dorë nga kërkesat e partisë të së majtës, ”Sinn Fein” për t’u tërhequr.

James Brokenshire, sekretari i May për Irlandën e Veriut, ka paralajmëruar se territori mund të përballet me qeverisjen e drejtpërdrejtë nga Londra nëqoftëse nuk arrihet një marrëveshje deri të enjten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat