Estonia më 1 korrik do të marrë presidencën e BE-së

Evropë

Estonia më 1 korrik do të marrë presidencën e BE-së

Më: 30 qershor 2017 Në ora: 15:40
Ilustrim

Qeveria e Estonisë publikoi programin e Këshillit Evropian, të cilin do ta drejtojë nga 1 korriku deri më 31 dhjetor të vitit 2017, ku u theksua rëndësia e lëvizjes së lirë dhe të sigurt të të dhënave

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka deklaruar se Estonia është një ndër vendet simbolike që ka lënë prapa komunizmin dhe se ky vend është një model për rajonin.

Duke u shprehur se Estonia ka bërë hapa të mëdha në fushën e “digjitalizmit”, Tusk tha se “Estonia është shndërruar në një shtet shembull për gjithë evropianët. Ne mund të themi se shteti i juaj është lider në fushën e teknologjive të internetit në nivel global. Nuk po mundem pa ju pyetur, si kanë mundur kaq pak njerëz të arrijnë një sukses kaq të madh?”

Estonia do të punojë për “Evropën e Digjitalizuar”

Theksohet se Estonia e cila është në pozitë kryesuese në fushën digjitale në Evropë, edhe me marrjen e kryesisë së Këshillit Evropian do të fokusohet në zhvillimin teknologjik.

Qeveria e Estonisë publikoi programin e Këshillit Evropian, të cilin do ta drejtojë nga 1 korriku deri më 31 dhjetor të vitit 2017, ku u theksua rëndësia e lëvizjes së lirë dhe të sigurt të të dhënave.

“Evropa duhet të përshtatet me zhvillimet teknologjike dhe duhet të përfitojë nga këto potenciale. Kjo do të ndihmojë qytetarët në jetën e tyre të përditshme dhe sjell dobi të madh për bizneset dhe shtetet anëtare”, thuhet në program.

Po ashtu njoftohet se Estonia e cila është nikoqire e Qendrës së Ekselencës Kibernetike të NATO-s, do të angazhohet lidhur me temën e sulmeve kibernetike.

“Uniteti i BE-së”

Pas vendimit për largimin nga BE-ja të Britanisë së Madhe, Estonia njoftoi se prioritet i tyre pas marrjes së kryesisë së BE-së do të jetë ruajtja e unitetit të 27 shteteve anëtare të BE-së.

Në programin e përgatitur për periudhën presidenciale të BE-së të Estonisë thuhet se “BE-ja tani po lufton me testime të ndryshme si globale ashtu edhe rajonale të cilat nuk i kishte kurrë parë më parë. Estonia e cila do ta marrë Presidencën e Këshillit Evropian beson se BE-ja do të mund të përballet me këto problem me vendosmëri dhe në unitet. Duke negociuar largimin e Britanisë së Madhe nga BE-ja, në të njëjtën kohë ne duhet të kalojmë së shpejti gjithë së bashku në BE-në me 27 shtete anëtare”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat