Berlini: Marrëveshja BE-Japoni, sinjal kundër protektionizmit

Evropë

Berlini: Marrëveshja BE-Japoni, sinjal kundër protektionizmit

Më: 6 korrik 2017 Në ora: 14:17
Ilustrim

Dakordimi politik ndërmjet Japonisë dhe BE-së për marrëveshjen për tregti të lirë dërgon sinjal të rëndësishëm kundër protektionizmit në prag të samitit G20 në Hamburg, deklaroi sot ministrja gjermane për ekonomi, Brigite Cipries.

“Dakordimi është fakt se marrëveshja tregtare për hapjen e tregjeve mund të përmbyllen me interesin e dyanshëm. Globalizimi ka nevojë për nënshkrime dhe marrëveshjet tregtare i kontribuojnë kësaj”, thuhet në deklaratën e saj, transmeton Reuters.

Ndryshe, Bashkimi Evropian dhe Japonia arritën dje të pajtohen në parim për marrëveshjen historike për tregtinë e lirë, e cila ishte temë e bisedimeve katërvjeçare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat