Vuçiq do të takohet me Erdoganin

Evropë

Vuçiq do të takohet me Erdoganin

Më: 6 korrik 2017 Në ora: 16:23
Aleksandar Vuçiq dhe Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohet më 11 korrik në Stamboll me homologun e tij turk Recep Tayyip Erdogan.

Vuçiq nuk do të shkojë në komemoracionin në Srebrenicë, pasi në këtë kohë do të jetë në Stamboll.

Mediat serbe shkruan se në kabinetin e presidentit serb është konfirmuar se Vuçiq më 11 korrik, kur do të mbahet komemoracioni në Potoçare, do të takohet me Erdogan.

Vuçiq më herët ka deklaruar se nuk e di nëse do të shkojë në komemoracionin në Srebrenicë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat