Policia britanike me video se si të ruhen nga sulmet terroriste

Evropë

Policia britanike me video se si të ruhen nga sulmet terroriste

Më: 10 korrik 2017 Në ora: 14:53
Video 4 minutëshe shfaq një sulm të kryer ndaj një hoteli në Britani dhe banorët e hotelit përdorë strategjinë “vrapo, fshehu, trego” si mesazh sigurie.

Policia britanike ka lansuar një video që turistët britanik të kenë kujdes ndaj sulmeve terroriste.

Kjo video 4 minutëshe shfaq një sulm të kryer ndaj një hoteli në Britani dhe banorët e hotelit përdorë strategjinë “vrapo, fshehu, trego” si mesazh sigurie.

Në vitin 2015 gjatë një sulmi terrorist ishin vrarë 38 persona, ku 30 prej tyre kishin qenë britanik. Sulmi kishte ndodhur në një resort turistik në Tunizi në qershorin e vitit 2015.

Policia ka bërë të ditur se nuk kanë marrë asnjë paralajmërim, apo kërcënim për ndonjë sulm terrorist, mirëpo policia këtë video e ka lansuar si masë sigurie për banorët e Britanisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat