Moska demanton përfshirjen në takimin e Trump Jr. dhe avokates ruse

Evropë

Moska demanton përfshirjen në takimin e Trump Jr. dhe avokates ruse

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 16:42
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov

Kremlini përgënjeshtroi sot çdo përfshirje në takimin, në vitin 2016, mes djalit të madh të presidentit amerikan, Donald Trump dhe një avokateje ruse duke e cilësuar këtë ngjarje si skandalin e fundit për ekipin Trump.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, tha se nuk janë në dijeni të kësaj historie dhe se nuk ka pasur asnjëherë kontakte me avokaten.

”Çështja të kujton një histori që zgjat që prej shumë kohësh, në gjendje për të konkurruar historitë më popullore që zhvillohen në SHBA. Por, nuk duhet të na përfshini në një histori të tillë, ne nuk kemi marrë pjesë dhe nuk do të marrim kurrë”, tha ai.

Donald Trump Jr. tha se kishte takuar, në qershor të vitit 2016, avokaten ruse Natalia Vesselnitskaja.

Kjo e fundit ishte prezantuar në një email për Trump Junior shkruar nga një mik i familjes Trump, ish-gazetar britanik dhe menaxher, Rob Goldstone, si një avokate e qeverisë ruse që posedonte informacionet potencialisht kompromentuese për Hillary Clinton.

Zbulimi i rrethanave të këtij takimi, që u zhvillua në qershor 2016 në Nju Jork, ka rritur dyshimet e atyre që tremben se rrethi i parë i presidentit amerikan të jetë koordinuar me Rusinë, ku ka tentuar ta bëjë, për të mundur kandidaten demokrate për Shtëpinë e Bardhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat