Kryetari i Hamburgut kërkon falje qytetarëve për dhunën e shkaktuar në qytet

Evropë

Kryetari i Hamburgut kërkon falje qytetarëve për dhunën e shkaktuar në qytet

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 22:11
Bhunë nëHamburg

Kryetari i Hamburgut, Olaf Scholz u ka kërkuar falje qytetarëve, për shkak të dhunës që u shkaktua në Samitin e liderëve të Grupit të 20-të (G20), javën e kaluar.

Rreth 20,000 policë ishin angazhuar për të mbajtur kontrollin në qytet dhe për të neutralizuar dhunën e shkaktuar nga mijëra ekstremistë antikapitalistë që digjnin makina, plaçkitën dyqane, dhe hidhnin koktej molotovi dhe gurë gjatë protestës së tyre më 7 dhe 8 korrik, raporton Reuters.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat