BE i jep ultimatum Hungarisë për shkak të ligjit që godet Sorosin

Evropë

BE i jep ultimatum Hungarisë për shkak të ligjit që godet Sorosin

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 15:20
Bashkimi Evropian (BE)

Bashkimi Evropian (BE) i ka dhënë sot ultimatum Hungarisë që në afat prej një muaji të ndryshojë ligjin për arsimin, i cili sipas mendimit të Brukselit nuk është në pajtim me vlerat e Unionit, në të kundërtën do të përballet me sanksione eventuale në gjykatë.

Nënkryetari i Komisionit Evropian Frans Timermans i bëri thirrje qeverisë hungareze që në afat brenda 30 ditësh të përgjigjet në kritikat e Brukselit me rastin e ligjit të ri për shkollim të lartë, i cili mund të mbyllë universitetin, themelues i të cilit është miliarderi amerikan George Soros.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat