Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për dy sulme të dështuara në Evropë

Evropë

Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për dy sulme të dështuara në Evropë

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 07:08
Ilustrim

Grupi ekstremist Shteti Islamik ka deklaruar të jetë përgjegjës i dy tentimeve për sulme në Evropë, gjatë muajit të kaluar.

Revista mujore online e këtij grupi, Rumiyah ka emëruar si Maysun al-Faransi, personin i cili përplasi një veturë, në të cilën kishte armë dhe ekplozivë drejt një veture të policisë në Champs Elysees në Paris më 19 qershor.

Në tentimin për sulm nuk ka pasur shpërthim të madh dhe askush nuk është lënduar përveç sulumesit të supozuar, i cili sipas raportit të autopsisë kishte vdekur nga plagët e marra gjatë shpërthimit.

Rumiyah po ashtu ka njoftuar se personi i cili inicoi një shpërthim të vogël në një stacion të trenit në Bruksel më 21 qershor, ishte Usamah Zaryuh.

Zaryuh, ishtë vrarë nga policia derisa askush nuk ishte lënduar gjatë këtij sulmi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat