Turqia do të vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme

Evropë

Turqia do të vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 16:31
Yildirim

Kryeministri turk Binal Yildirim deklaroi sot se do të propozojë vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme në vend edhe për tre muaj, transmeton CNN Turk.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan pat deklaruar të mërkurën se në rrethanat aktuale nuk vjen absolutisht në pyetje heqja e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Nuk mund të flitet për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme, kur e gjithë kjo po ndodh në vend. Po më pyesin se kur do të përfundojë gjendja e jashtëzakonshme. Do të përfundojë kur kjo punë të përfundojë në tërësi”, tha Erdogan, transmeton Reuters.

Gjendja e jashtëzakonshme në Turqi ishte vendosur pas tentimit për grusht-shtet më 15 korrik të vitit 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat